Stërvitej në rrugët e Parisit, makina përplas sportisten 25-vjeçare

Atletika

Stërvitej në rrugët e Parisit, makina përplas sportisten 25-vjeçare

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:55
Tsudoi Miyazaki

Tsudoi Miyazaki, sportistja japoneze e trigarëshit not-çiklizëm-atletikë, ka ndërruar jetë pas një aksidenti fatal në rrugët e Parisit.

25-vjeçarja po stërvitej në rrugët e kryeqytetit francez duke pedaluar bashkë me dy çiklistë të tjerë.

Sipas policisë, Miyazaki ka humbur kontrollin dhe ka rënë në anën tjetër të korsisë duke u përplasur nga një makinë që po kalonte.

Tsudoi Miyazaki po përgatiteshe për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, dhe lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur Federata Ndërkombëtare e Trigarëshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat