Atletja e “artë” vishet me flamurin kuq e zi!

Atletika

Atletja e “artë” vishet me flamurin kuq e zi!

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:16
Luiza Gega

Nis ceremonia për nderimin e Luiza Gegës në Tiranë! Atletja e “artë” vishet me flamurin kuq e zi!

Luiza Gega është pritur me ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pak ditë pasi u shpall kampione e Europës në 3000 metra me pengesa.

Teksa ka marshuar me një automjet në bulevard, kampionja e Europës ka përshëndetur mbështetësit ndërsa ka mbajtur në krah flamurin kuq e zi.

Gjatë ceremonisë ajo shoqërohej nga trajneri i saj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat