Presidenti i KOKSH tregon arsyen se pse Luiza Gega u trajnua në pistat e Kenias

Atletika

Presidenti i KOKSH tregon arsyen se pse Luiza Gega u trajnua në pistat e Kenias

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:42
Presidenti i KOKSH

Presidenti i KOKSH Fidel Ylli tha se kampionia e Europës, Luiza Gega u trajnua në pistat e Kenias, sepse sipas shkencës në rast se stërvitesh në lartësi të tilla trupi prodhon rruaza të bardha që quhen doping artificial për sportistin.

Në fjalimin e tij në ceremoninë pritëse të Luiza Gregës, Ylli falënderoi kampionen e Europës dhe trajnerin e saj për fitoren triumfuese në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani.

“Kjo arritje nuk është bërë vetëm nga Luiza por edhe nga trajneri i saj Taulanti. Më kanë thënë si ka mundësi që nuk ka pistë në Shqipëri për tu trajnuar Luiza. Luiza u trajnua në pistën e Kenias.

Pse atje?  Sepse Kenia ka kushte të jashtëzakonshme me lartësi 3 mijë metra dhe shkenca thotë se në rast se ti stërvitesh në lartësi të tilla trupi prodhon rruaza të bardha që quhen doping artificial”, tha presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Kampionia e Europës, Luiza Gega u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa duartrokitjet e qytetarëve ishin të shumta.

E veshur me ngjyrat kuqezi Gega bëri “paradë” me një makinë të kuqe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gegës do t’i dorëzohet sot Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat