Muhamet Ramadani kthehet me medalje të bronztë nga Finlanda

Atletika

Muhamet Ramadani kthehet me medalje të bronztë nga Finlanda

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 20:32
Muhamet Ramadani

Muhamet Ramadani pritet të kthehet me medaljen e bronztë nga Finlanda.

Kjo pasi në Kampionatin Evropian U-23 që po mbahet në Espoo ai ia ka dalur ta ketë hedhjen më të mirë nga pesëmbëdhjetë garues.

"Muhamet Ramadani ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij.

Atleti ynë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23, që po mbahet në Espoo të Finlandës, disiplina hedhje e gjylës.

Meti hedhjen më të mirë e pati 19.20, që e renditi në vendin e tretë nga 15 garues", ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

"Urime Ramadanit dhe Federatës Atletike të Kosovës për suksesin e radhës në arenën ndërkombëtare".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat