Sylejmani ftohet në Konferencën Ballkanike

Atletika

Sylejmani ftohet në Konferencën Ballkanike

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2016 Në ora: 14:24
Halil Sylejmani

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, është ftuar në Konferencën Ballkanike të atletikës, e cila do të zhvillohet me 9-12 shtator. “Jam ftuar në këtë konferencë që mbahet në Bullgari, e cila është në interes të atletikës tonë. Përveç Konferencës Ballkanike do të mbahen edhe disa vrapime malore. Ne si federatë do të diskutojmë për bashkëpunim në shumë aspekte me federata të ndryshme dhe në zhvillimin e atletikës. Kjo është shumë e rëndësishme sidomos për të gjitha  federatat pjesëmarrëse”, tha Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat