Policia nuk e njeh nënkampionen shqiptare

Atletika

Policia nuk e njeh nënkampionen shqiptare

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 17:19
Gjatë kontrollës së atletes

Elbasani nën masa të rrepta sigurie për ndeshjen me Izraelin. Perimetri i stadiumit është mbushur me policë, të cilët po bëjnë kontrolle të shumta. Këtij kontrolli nuk i ka shpëtuar as nënkampionia e Europës, Luiza Gega, e cila kishte shkuar për të bërë stërvitje në stadiumin e Elbasanit.

Forcat blu e kanë kontrolluar dhe pastaj e kanë lejuar të futet. Ajo tregon këtë moment për gazetën duke thënë se nuk e priste, pasi mendonte se policët duhet ta kishin njohur.

“Në fakt, nuk e prisja të më bënin kontroll, sepse dihet kush jam unë dhe për çfarë kisha shkuar në stadium. Më kontrolloi Policia e Shtetit, e cila ishte e shumtë në numër afër stadiumit. Ata më kërkuan emrin, mbiemrin dhe vendin ku banoja. Më pas kontrolluan edhe çantën.

Pasi u prezantova, u futa në stadium dhe fillova stërvitjen. U mërzita pak sepse doja të futesha shpejt në stadium për të shmangur shiun. Mua më kontrolluan, ndërsa trajnerin që erdhi më vonë nuk e kontrolluan”, ka thënë nënkampionia e Europës për “Panorama Sport”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat