Sylejmani: Ka pasur vuajtje, injoranca e presione!

Atletika

Sylejmani: Ka pasur vuajtje, injoranca e presione!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2017 Në ora: 19:16
Halil Sylejmani

Si çdo sport tjetër edhe atletika është ballafaquar me sfida e probleme të ndryshme në vitet e kaluara. Megjithatë, mbretëresha e sporteve tani është më e qetë si asnjëherë më parë, pasi që me pranimin në Federatën e Mediteranit, hoqën edhe një brengë të madhe dhe tani me atlete e atlet e kanë të drejtën të marrin pjesë në të gjitha garat. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, tha se si federatë është e vërtet që një periudhë të gjatë kanë pasur vuajtje, ndërsa në anën tjetër,  e vlerësoi lart pjesëmarrjen me një atlet (Astrit Kryeziu) në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Londër. 

“Bota sot”: Me vite e vite u sakrifikua për të mbajtur gjallë atletikën. Së fundi u pranua Federata Atletike e Kosovës edhe në Federatën e Mediteranit, u zhbllokuan të gjitha rrugët, është një sinjal i mirë për atletet e atletët tanë?

Halil Sylejmani: Federata Atletike e Kosovës, shumë gjatë ka pas vuajtje, injoranca e presione të ndryshme por njerëzit që kanë qenë si në FAK, dhe në klube të ndryshme, kanë bërë gjithçka që vërtet të mbetet gjallë, bile edhe kanë marrë pjesë në shumë gara jo vetëm në vend por edhe në ato ndërkombëtare, kuptohet në ato shtete që na kanë bërë të mundur pjesëmarrjen në gara. Siç dihet erdhi koha që FAK-u të bëhet anëtar i organizatës botërore IAAF në vitin 2015, me 2016 të anëtarësohet në atë europiane dhe atë Ballkanike.

Meqë është biseduar në konferencën e Federatës Mediterane që është mbajtur në Pekin gjatë kohës së mbajtjes së Kampionatit Botëror në atletikë dhe sugjerimi qe në konferencën e parë që mbahet të pranohet FAK-u në këtë federatë dhe kështu ndodhi me gusht të këtij viti në Londër. Kështu që federata jonë u pranua anëtar i barabartë në Federatën Atletike Mediterane dhe u bë e barabartë me të gjitha federatat botërore. Pra, kjo është që dyert janë të hapura për atlet kudo që marrin pjesë që organizohet garë e mbretëreshës së sporteve.

“Bota sot”: Kosova e ka të drejtën të marr pjesë në Kongreset e EAA-së, IAAF-it etj. cili është trajtimi ndaj asociacionit tuaj, gëzon reputacion si federatat e fuqishme?

Halil Sylejmani: Po, FAK-u është e barabartë të merr pjesë në kongreset e EAA-së dhe atë të IAAF-së e tjera federata dhe është e obliguar sepse ka pranuar të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga statutet e aktet tjera të çdo federate, njëherit trajtimi është shumë korrekt ndaj asociacionit tonë.

“Bota sot”: Infrastruktura është shqetësimi më i madh për të gjithë, a po vijnë ditët që Kosova të ketë sa më shumë shtigje garuese sipas standardeve ndërkombëtare?

Halil Sylejmani: Të flasësh për infrastrukturë është mjaftë vështirë, sepse nuk mundë të thuash asgjë të mirë, por besoj se disa iniciativa të marrë nga shteti i Kosovës dhe besoj se do të bëhet diçka. Besa shtegu i atletikës është alfa e atletikës, por edhe e shumë sporteve tjera, andaj lusim Zotin që të rregullohet. Besoj që infrastruktura do të ndikoj në rezultatet tek atletët.

“Bota sot”: Çfarë iu brengos më shumë në vitet e fundit?

Halil Sylejmani: Të them të drejtën, sa i përket atletikës brengosja është mjaft e madhe edhe në klube të atletikës në Kosovë, sepse kushtet nëpër klube si ato materiale, shtigjet ku klubet organizohen por edhe ekspertët u mungojnë dhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat