Helmohen atletët, ndërpritet kampingu në Junik

Atletika

Helmohen atletët, ndërpritet kampingu në Junik

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 20:37
Lendimi

Federata e Atletikës së Kosovës ka organizuar një kamping për atletët e grupmoshave U12, U14 dhe U16, nga data 23 deri më 28 gusht.

Por për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të 11 atletëve, ky aktivitet është ndërprerë.

Nga 31 atletë, këta 11 nuk kanë mundur të vazhdojnë aktivitetet për shkak se besohet janë helmuar gjatë kësaj kohe të qëndrimit në Junik.

Këtë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i Federatës së Atletikës, Shehat Rrudhani.

“Kemi 11 atletë që ju është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Nuk kemi ende një raport të mjekut, por që mund të jetë helmim me ushqim, apo ndonjë virus”, ka thënë Rrudhani.

“Këtë moment kemi paraparë që është mirë të ndërpritet kampingu”, ka shtuar ai.

Më tej Rrudhani është shprehur se kanë dërguar analizat e atletëve për të parë saktë se cili ka qenë shkaku i përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat