Ish-kampioni i botës në atletikë: Jam “gay” prej 15 vitesh

Atletika

Ish-kampioni i botës në atletikë: Jam “gay” prej 15 vitesh

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 17:24
Colin Jackson

Në moshën 50-vjeçare, ish-kampioni i botës në garën e 110 metrave me pengesa (2 medalje të arta në Botërorë), britaniku Colin Jackson, ka rrëfyer për televizionin britanik BBC, se prej gati 15 vitesh është homoseksual. Ai nuk ka dashur ta bëjë publike këtë gjë më parë, pasi kishte frikë nga paragjykimet dhe nuk i duronte thashethemet e botës. Por tashmë ka vendosur ta pranojë edhe në publik këtë gjë. Të vetmit që e kanë ditur një gjë të tillë ka qenë familja e tij, të cilëve Jackson ua ka thënë 11 vite më parë, që kishte marrëdhënie me një mashkull tjetër.

Një rrëfim surprizë edhe pse dyshimet për Colins kanë qenë të shumta, por në një intervistë të gjatë të bërë në vitin 2008 ai deklaronte se ishte i lumtur nga jeta që bënte, prej beqari. Ish-kampioni dhe rekordmeni i botës në 100 metra me pengesa  (rekordi i tij ka zgjatur gati 13 vjet), ka rrëfyer se ka gjetur një mbështetje të madhe nga familja e tij, që 11 vite më parë, kur ia ka thënë këtë gjë, nuk e kanë kritikuar apo mbyllur derën, por i kanë qëndruar pranë. Pasi u tërhoq nga sporti në vitin 2003, Colin Jackson nisi punë si komentues i garave të atletikës për BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat