Mos na ofendoni me ftesa për takime

Atletika

Mos na ofendoni me ftesa për takime

Nga: Zijadin Kryeziu Më: 2 tetor 2017 Në ora: 12:02

Të nderuara subjekte politike, të nderuar kandidat për asambleist komunal të Dardanës, në emër të klubit të atletikës "Rogana" dhe në emrin tim personal ju kisha lutur të na kurseni gjatë këtyre ditëve të fushatës me gjithë respektin por mos na ofendoni me ftesa për takime të ndryshme me pretekst me i dëgju hallet tona, tani kjo nuk ka kuptim.

Gjithsesi ne mund të takohemi por pas zgjedhjeve jo tani, po thuajse të gjitha subjektet në një mënyrë keni pasur mundësi fushëveprimi në mënyra të ndryshme por kjo nuk ka ndodhur, nuk jemi një klub i apetiteve të darkave e ahengjeve por jemi një klub i sukseseve që fatkeqësisht nuk jemi vlerësuar kurr si duhet. Në një mënyrë dua të ju kuptoj sepse Kamenica është një qytet shumë i "madh" dhe nuk keni arrit të identifikoni se diku në Roganë gjendet një klub që është ikona e Atletikës Kosovare e mbarëkombëtare, por qyteti "madh" shumë sporte shumë klube "kampione" ka Kamenica e nuk keni faj ju duhet kohë ta kuptoni.

Atletët e po kësaj pjese të harruar e përfaqësuan shtetin në tre kampionate botërore, dy evropiane, në lojëra olimpike e shumë evente të tjera ndërkombëtare, kampion e kampione të shumëfishtë të Kosovës, nuk ka titull dhe sukses që nuk është arritur në nivel shteti, na i kanë zili shumë qytete tjera si ka mundësi një vend aq i vogël të dominoj atletiken por e dhimbshme është që komuna të cilës i përkasim nuk gjen kohë as edhe për një urim eventual të ndonjë titulli e në klubin tonë tituj të tillë ka pas me bollëk me vite të tëra. Mos të flasim për infrastrukturë që nuk është bërë asgjë. Ne do jemi këtu edhe pas zgjedhjeve prandaj edhe ne po ju kursejmë vazhdoni kët kohë që keni planifikuar të takoheni me ne futjani gjumë edhe ashtu keni nevojë sepse jeni lodhur nga fushatat. Uroj të keni më pak premtime e më shumë punë.

Autori është trajner i KA Rogana dhe përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në atletikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat