Kjo është Mimoza Kusari, kështu e uron një garues!

Atletika

Kjo është Mimoza Kusari, kështu e uron një garues!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2017 Në ora: 11:07
Tirron Mamusha e Mimoza Kusari

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh e partisë Alternativa, vazhdimisht merret me sportin e atletikës. Ajo shihet në foto me garuesin e atletikës Tirron Mamusha, gjatë një vrapimit në bjeshkët e Shtrezit në Gjakovë, ku kishin hasur në një kërpudhë gjigante në një lis. Tirroni e Mimoza kishin bërë atëkohë një foto, sikurse po duan ta kafshojnë këtë kërpudhë gjigante!  Tirroni e ka uruar datëlindjen e Mimozës pikërisht me foton kur kishin dalë pranë kërpudhës. “Një mendje e fuqishme, një trup i shëndetshëm dhe një art në vete.
E paarritshme për ta mposhtur dhe e gatshme për të bashkëpunuar. 
Kjo është Mimoza!!! Urime ditëlindjen kryetare &100 tjera të lumtura bashkë me familje.
Shumë krenar me ty, të paçim për jetë”, shkruan Tirroni. Ndryshe Tirroni nga partia Alternativa është kandidat i për asamblist të Komunës së Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat