Zhegrova: Me mungon përkrahja!

Atletika

Zhegrova: Me mungon përkrahja!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2017 Në ora: 19:16
Luljeta Zhegrova-Shala

Luljeta Zhegrova-Shala vazhdon me sukseset e saja. Ajo ka arritur sukses të madh në gjysmëmaratonën ndërkombëtare të Tiranës, duke e zënë vendin e katërt me kohë të kaluar për 1:21,51 orë. Në gjysmëmaratonën morën pjesë mbi 40 shtete, ndërsa shpërblimet për tre vendet e para ishin mjaft të mira. Për vendin e parë 2500 euro, për të dytin 1500 dhe për të tretin 1000 euro.  Zhegrova edhe pse ka 39 vjet me formën që po kalon po mahnitë të gjithë.

Atletja e Llapit nga Podujeva dhe e kombëtares së Kosovës, tani përgatitet për gjysmëmaratonën ndërkombëtare në Mal të Zi. “Me 40 shtete pjesëmarrëse jam shumë e kënaqur me këtë pozitë dhe kjo gjithashtu ka ndikuar që të bëjë një rezultat shumë të mirë”, tha Zhegrova për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sa ishte vështirë në këtë garë, ku ishte përparësia e juaj? “Ka qenë një organizim i nivelit botëror, por edhe përgatitje kam pasur dhe pikërisht rezultati ishte synimi im (gjysmëmaratona është disiplina për të cilën jam përgatitur tërë kohën)”, theksoi atletja.  Synimet e atletes llapjane janë të arrij suksese në shtigjet e gjata. “Tani jam në moshën 39-vjeçare dhe do të vazhdojë të garoj tek seniorët...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat