Mbahet në fuqi përjashtimi i Rusisë nga garat në atletikë

Atletika

Mbahet në fuqi përjashtimi i Rusisë nga garat në atletikë

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 11:31
Mbahet në fuqi përjashtimi i Rusisë nga garat në atletikë

Shoqata Ndërkombëtare e Federatave Atletike (IAAF) vendosi të dielën të mbajë në fuqi masën e përjashtimit të gjithanshëm të Federatës Atletike të Rusisë për shkak të moskontrollit të doppingut dhe akuzat për përfshirjen e strukturave shtetërore.

Federata Atletike e Rusisë është përjashtuar nga pjesëmarrja në të gjitha garat ndërkombëtare që nga nëntori i vitit 2015, kur u zbulua përdorimi sistematik i dopingut nga Agjencia Botërore e Anti-dopingut. Vendimi për përjashtimin e Rusisë u shty sërish deri në nëntor.

Vendimi i Shoqatës Ndërkombëtare të Federatave Atletike e ka vënë në vështirësi sportin rus. Të premten e kaluar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar shpalli dënimet dhe anuloi rezultatet e garave të katër sportistë rusë që morën pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit të viti 2014.

Javën tjetër, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme për të vendosur nëse ekipi rus do të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të PyeongChang-ut 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat