Gatlin është përfshirë në një tjetër skandal

Atletika

Gatlin është përfshirë në një tjetër skandal

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 12:12
Gatlin është përfshirë në një tjetër skandal

Sprinteri amerikan Justin Gatlin është përfshirë së fundi në një tjetër skandal dopingu. Atleti 35-vjeçar, kampion i botës në fuqi në 100 metra, që është skualifikuar edhe dy herë të tjera më parë (në vitet 2001 dhe 2005), ka pushuar trajnerin e tij Dennis Mitchell.Sipas një hetimi të “Daily Telegraph”, trajneri i ka ofruar substanca dopuese personave që ishin duke xhiruar një film që bën fjalë për sportin e atletikës. Përveç trajnerit, i përfshirë është edhe menaxheri i atletit, Robert Wagner.

Sipas mediave, dy personat janë hetuar nga “Athletics Integrity Unit”, një organizmë e krijuar këtë vit nga IAAF-i dhe USADA (antidopingu amerikan). Sipas presidentit të IAAF, Sebastian Coe, që është informuar për këtë çështje, bëhet fjalë për akuza serioze . “Ne jemi duke hetuar për këtë situatë”, tha Coe. Sipas hetimeve, Mitchell dhe Wagner i kanë ofruar testosterone, një hormone i rritjes, një aktori që po stërvitej për një film në lidhje me atletikën, për vlerën e 250 mijë dollarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat