Smajlaj do të vijojë në Turqi fazën përgatitore

Atletika

Smajlaj do të vijojë në Turqi fazën përgatitore

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 16:55
Izmir Smajlaj

Kampioni i Europës në kërcim së gjati Izmir Smajlaj do të vijojë në Turqi fazën përgatitore në prag të aktiviteteve të para ndërkombëtare të vitit 2018. Atleti 24-vjeçar, muajin e fundit ka qenë në San Marino, ku është përgatitur rregullisht, por tashmë hedhjet e shkodranit do të vijojnë në Turqi. Është zgjedhur shteti ballkanas edhe për fakt se aty do të zhvillohen disa aktivitete ndërkombëtare, një miting ndërkombëtar më 11 janar dhe Kampionati Ballkanik i sallave të mbyllura, më 17 shkurt.

Kampioni i Europës në kërcim së gjati Izmir Smajlaj

Smajlaj është kampion i Europës në sallat e mbyllura në garën e kërcimit së gjati, ku në Beograg kërceu 8.08 metra dhe solli në Shqipëri medaljen e artë. Shkodrani ka deklaruar se edhe vitin tjetër synon të njëjtat rezultate, të mbrojë të artën e sallave të mbyllura (zhvillohet në Birmingam) dhe të fitojë një tjetër medalje në Europianin e sallave të hapura (zhvillohet në Berlin). Faza përgatitore në San Marino ka shkuar mjaft mirë, teksa raportohet se Smajlaj ka kërcyer 8.32 metra, një ogur i mirë për të tjera medalje vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat