Sylejmani takim domethënës me nënkryetarin e Federatës Evropiane

Atletika

Sylejmani takim domethënës me nënkryetarin e Federatës Evropiane

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 18:33
Sylejmani takim domethënës me nënkryetarin e Federatës Evropiane

Kryetari i Shoqatës Atletike Ballkanike dhe njëherit nënkryetari i Federatës Evropiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov e priti kryetarin e Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani dhe ekipin përfaqësues të FAK-ut që nesër do ta përfaqësoj Kosovën në Balkan Indoor U20 Championships që do të mbahet në Sofje (me 10 shkurt).

“Karamarinov i dëshirojë suksese ekipit tonë gjatë paraqitjes së saj në Balkan Indoor U20 Championships, po ashtu e përgëzoj FAK-un për punën që është duke e bërë deri më tani në zhvillimin e masovizimin e Atletikës në Kosovë.

Sylejmani falënderojë përzemërsisht Karamarinov për mirëpritjen e ngrohtë që i bëri Përfaqësueses së Kosovës. Po ashtu Sylejmani e përgëzoi z. Karamarinov për kontributin e dhënë sportit të atletikës si dhe për përgatitjen e organizmin e shkëlqyer të Kampionatit Ballkanik”, bëhet e ditur nga FAK-u.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat