Hajdari ka cak normën evropiane

Atletika

Hajdari ka cak normën evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 19:11
Musa Hajdari

Suksesi në Kampionatin Ballkanik e motivon edhe më shumë atletin e kombëtares së Kosovës, Musa Hajdari, njëherësh është anëtar i KA Rogana, fshat nga Dardana. Hajdari u stolis me medalje të argjendtë në disiplinën 800 metra dhe zuri pozitën e pestë në 1000 metra. Atleti i shtigjeve të mesme ka synime të mëdha, në radhë të parë ta fitojë normën për Kampionatin Evropian.

“Bota sot”: I argjendtë në 800 metra, ndërsa u renditet në pozitën e pestë në 1000 metra në Kampionatin Ballkanik, a janë rezultate të (pa) pritura?

Musa Hajdari: Jo, realisht nuk janë rezultate të papritura, por është bërë punë shumë e madhe. Në kampionat isha i hendikepuar, pasi bëra pjesë në grupin e dobët, megjithatë me angazhim dhe luftë të fortë sportive arrita të rrëmbej medaljen e argjendtë në një konkurrencë mjaft të fortë. Ndërkaq, në miting isha në pozitën e 5-të. Sepse me fotofinish u vendos ashtu pasi ishte garë shumë e ngushtë. Të dy rezultatet ishin rekord i Kosovës edhe në 800 metra edhe në 1000 metra.

“Bota sot”: Ku ishte arma më e fortë e juaj në 800 metra?

Musa Hajdari: Përgatitja psikike ka ndikuar shumë, pasi që ishte vështirë ndryshe dhe shkaku që isha në grup të dobët. Por këshillat që mi dha trajneri i kam zbatuar 100 për qind dhe doli ashtu qysh është planifikuar.

“Bota sot”: Ky rezultat, a është më i mirë se i vitit paraprak?

Musa Hajdari: Sigurisht se po.  Te dyja janë rekorde të Kosovës në salla.

“Bota sot”: Cilat janë synimet?

Musa Hajdari: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat