Sylejmani: Çintimari premton përkrahje për atletiken e Kosovës

Atletika

Sylejmani: Çintimari premton përkrahje për atletiken e Kosovës

Nga: K.G. Më: 26 mars 2018 Në ora: 17:09
Halil Sylejmani e Fatih Çintimar

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, ka pasur disa takime të veçanta në Sofje të Bullgarisë sidomos është takuar me  Fatih Çintimar, kryetarin e Federatës Atletike të Turqisë. “Çintimar premtoj përkrahje profesionalë në çdo aspekt për atletikën e Kosovës”, tha Sylejmani për gazetën “Bota sot”.  “Sylejmani po merr pjesë në një takim të udhëheqësve të atletikës së Ballkanit. Në këtë takim pune kryetari Sylejmani pati bisedime edhe me presidentin e Federatës Atletike të Turqisë, Fatih Çintimar. Të dy kryetarët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy federatave. Sylejmani mori premtimin nga Çintimar që do ta përkrah federatën Atletike të Kosovës në të gjitha aspektet që janë të nevojshme”, bëhet e ditur nga FAK-u.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat