Linden fiton maratonën e Bostonit

Atletika

Linden fiton maratonën e Bostonit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 17:45
Desiree Linden

Kampionia olimpike Desiree Linden fitoi maratonën e Bostonit, një nga garat tradicionale në botë, duke u bërë edhe sportistja e parë amerikane që fiton këtë turne pas vitit 1985. Por befasi ishte vendi i dytë i kësaj gare, ku u klasifikua një sportiste amatore, atletja Sarah Sellers, e cila përshkoi distancën prej 42 kilometra në kohën 2h44’07”.

Sellers e mbylli garën 4 minuta pas fitueses, por fakti që një amatore renditet e dyta ka befasuar të gjithë, pasi ajo la pas mjaft atlete profesioniste, sidomos nga Afrika. Sarah Sellers pagoi tarifën prej 185 dollarësh, pak orë para fillimit të garës, por në fund u largua me një shumë prej 75 mijë dollarësh, shumë që merr vendi i dytë i maratonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat