Kenianët dominuan në Gjysmëmaratonën e Prishtinës

Atletika

Kenianët dominuan në Gjysmëmaratonën e Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2018 Në ora: 11:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Atletët nga Kenia si të meshkujt po ashtu edhe te femrat dominuan në Gjysmëmaratonën e 18-të më radhë ndërkombëtare “Prishtina 2018”.  Në një kohë mjaft të volitshme,  nga Teatri Kombëtar nisen atletët, duke përshkuar rrugën Prishtinë, Fushë Kosovë-Kastriot dhe Prishtinë, me gjatësi të shtegut 21 kilometra. Mbi 1600 atletë e atlete morën pjesë dhe treguan një shpirt luftarak në shteg. Atleti Abel Kibet Rop nga Kenia zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1.06:02 orë, duke lënë pas vetes bashkëkombësit e tij Mark Kichumba Rotich (1.06:39), Daniel Rotich Chebolei (1.07:28). “Jam i lumtur që arrita ta fitojë garën. Kam qenë pjesëmarrës edhe në vitin 2015, por atë vit ishte konkurrencë më e fortë. Megjithatë, edhe në këtë vit kishte atletë profesionist nga Kenia. Ishte pak nxehtë për ne, por jam i lumtur që arrita ta fitojë vendin e parë”, tha Kibet Rop.

Image

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejman, është jashtëzakonisht i kënaqur me garën më të madhe në vend.  “Mendoj se ka qenë organizimi shumë i mirë, nuk ka pasur ndonjë çështje që ka mundur më zbehë. Mendoj se kemi bërë një punë të madhe përgjithësisht, është gara më e madhe që tubon garues nga shumica e trojeve botërore. Pjesëmarrja është e kënaqshme, diku 1600 pjesëmarrës me fëmijë e me të gjithë. Çdo gjë ka shkuar mirë, por duhet falënderuar ministrinë e sportit që na ndihmuan dhe institucionet tjera relevante gjithashtu edhe donatorë, pa ndihmën e tyre do të ishim të mangët. Publiku ka qenë jo i mjaftueshëm për shkak që është e lidhur festa e 1 majit deri të mërkurën dhe njerëzit janë dalë në pushime. 

Image

Kamerat kanë qenë në nivel të lartë, kanë regjistruar çdo imtësi madje është përcjellë gara edhe  nga ‘Euronews’.  Vetëm vrapues eminent ishin rreth 1200”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Te femrat, Christine Moraa nga Kenia fitoi gjysmëmaratonën me kohë të kaluar për 1.16:50 orë, ndërsa e dyta renditet Ruth Chemistro Matebo (Kenia) me kohë 1.18:42 dhe në vend të tretë hungarezja Csila Pap. Atletja e Kosovës, Luljeta Shala (Kosova)arriti sukses të madh, duke u renditur në vend të katërt me 1.27:46 orë.

Vendi parë tre meshkujt e femrat u shpblyen me nga 1200 euro.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat