Rekordmeni i botës dëmton gjurin

Atletika

Rekordmeni i botës dëmton gjurin

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:35
Atleti Wayde van Niekerk

Atleti Wayde van Niekerk, kampioni dhe rekordmeni i botës në garën e 400 metrave, nuk do të marrë pjesë në asnjë garë këtë vit. Afrikano-jugori është dëmtuar në gju gjatë një ndeshje ragbie me miqtë e tij pak kohë më parë, u operua në Amerikë dhe shpresonte që të rikuperonte në kohë, por pa sukses. Atleti 25-vjeçar, që shpresonte të garonte pas muajit maj, ka deklaruar se e katë pamundur që të rikuperojë në kohë, duke shuar shpresat për të qenë në garë këtë sezon.

“Wayde nuk do të zhvillpojë asnjë garë këtë vit. Ai ka dëshirë të garojë sa më shpejt të jetë e mundur, por nuk do ta bëjë këtë gjë nëse nuk është në formën më të mirë, nëse nuk ka rikuperuar 100% nga dëmtimi dhe operacioni në gju. Këtë vit nuk do të marrë pjesë në asnjë garë”, tha Peet van Zyl, menaxheri i atletit afrikano-jugor. Pas një viti 2017 në dritë-hije, pritej që ky sezon të ishte më i mirë për Wayde van Niekerk, por duket se gjithçka është shtyrë për vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat