Sukses i madh i atletëve të Kosovës në Evropian

Atletika

Sukses i madh i atletëve të Kosovës në Evropian

Nga: K. G. Më: 10 qershor 2018 Në ora: 15:36
Pamje nga gara

Atletët e kombëtares së Kosovës shënuan sukses të madh në Kampionatin e shteteve të Vogla të Evropës në atletikë, që u mbajt në Lihtenshtejn. Atleti Musa Hajdari dëshmoi klasin e tij, duke u stolis me medaljen e artë, sukses i jashtëzakonshëm i tij.  “Musa Hajdari u stolis me medalje të artë në disiplinën 800 metra, me kohë të kaluar 1:49.26 minuta, ndërsa me medalje të bronztë fituan: Gresa Bakraqi (800 metra) me kohë 2:13.88 minuta dhe Astrit Kryeziu në 800 1:51.27, kurse Edis Ahmeti zuri vendin e shtatë në 100 metra, me kohë të kaluar 10.87 sekonda”, bëhet e ditur nga Federata Atletike  e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat