Tirroni Mimoza Kusarit: Veç kush na ka inati!

Atletika

Tirroni Mimoza Kusarit: Veç kush na ka inati!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2018 Në ora: 17:53
Tirroni e Mimoza

Atleti nga Gjakova, Tirron Mamusha, është në formën më të mirë dhe në çdo garë po korrë suksese. Ai në një foto duket se ka dashur t’i thotë Mimoza Kusarit: Veç kush na ka inati! Kështu duket edhe gishti që ia drejtojnë njeri tjetrit dhe duke konfirmuar se janë të fortë.  Mimoza, ndryshe është edhe kryetare e Alternativës dhe deputete e Republikës së Kosovës. “Isha pjesëmarrës në dy gara: në Ferizaj dhe Prishtinë.

Vrapimi në Ferizaj ‘Vrapojmë me Policinë e Kosovës’, në disiplinën 3.5 kilometra zura vendin e parë me kohë 11:35'2 minuta. Ky është viti i dytë rresht që u shpalla kampion në këtë garë. Pas 1 ore vrapimi në Prishtinë, 5 kilometra në Minimaratonën, prapë vendi i parë në disiplinën 2.87 kilometra e kohë 9:08'16 minuta”, shkruan Tirroni, anëtar i klubit “Gërmia555”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat