Kundër vendimit

Atletika

Kundër vendimit

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 16:24
Caster Semenya

Kampionia olimpike Caster Semenya, ka paraqitur pranë gjykatës së arbitrazhit sportiv (CAS) në Lozanë një apel në lidhje me vendimin e marrë nga Federata Ndërkombëtëre e Atletikës (IAAF) për rregullat e reja që do të aplikohet në gara për atletët iperandroginë (atletet që i kanë në nivele të larta hormonet mashkullore).”Më vjen keq që kryqëzohem sërish, unë dhe mjaft atlete të tjera. Nuk dua të flas për këto regulla të reja të IAAF-it, ajo që kam dëshirë është që të garoj ashtu si ka lindur”, tha Semenya.

Atletja afrikano-jugore penalizohet shumë nga rregullat e reja të IAAF, pasi për të marë pjesë në garë duhet të ulë ndjeshëm nivelin e testosteronit (për garat nga 400 metra e lart). “Semenya nuk fiton se është kampione, por se është burrë”, patën deklaruar rivalet e saj disa vite më parë, duke detyruar atleten t’i nënshtrohet testit të seksit. Atletja nuk garoi për disa muaj dhe më pas u rikthyer në garë duke fituare dhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Por tani e ardhmja e saj është sërish në dyshim dhe pret që CAS i Lozanës ta rikthejë në pistë. “Unë kam besim”, tha Semenya.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat