Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paçarada tregojnë sa mijëra euro u mblodhën në minimaratonë

Atletika

Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paçarada tregojnë sa mijëra euro u mblodhën në minimaratonë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2018 Në ora: 19:42
Diellza Kolgeci edhe Aflërdita Paçarada tregojnë sa mijëra euro u mblodhën në minimaratonë

Diellza Kolgeci ka qenë jashtëzakonisht e ngarkuar me aktivitetet e fundit sidomos me minimaratonën 5 kilometra në atletikë, që u mbajt ditë më parë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Diellza si gjithmonë është transparente dhe tregon edhe sa mjete u mblodhën në minimaratonë, që ishte jashtëzakonisht interesante. Mjetet e grumbulluara iu ndanë dy sportistëve të talentuar dhe që është edhe një gëzim i madh për ta.  Bashkëorganizatore e kësaj maratone me Diellzën ka qenë edhe Afërdita Paçarada, emër i njohur i modelimit dhe ish missi.  

Image

Diellza Kolgeci në takim me Vesa Gjinaj-tenisere dhe Arlind Morina

“Vesa Gjinaj-tenisere dhe Arlind Morina - basketbollist, janë sportistet e rinj të përzgjedhur nga Minimaratona 5 kilometra - 2018, të cilët përfituan nga 772 euro, që në total u mblodhën 1544 euro nga shitja e numrave. Ju urojmë shumë suksese në të ardhmen”, shkruan Diellza, modelja dhe aktorja e mirënjohur e Kosovës. Diellza tani fokusin e ka në tenis dhe do të sjellë risi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat