Disa atlete shqiptare në përfaqësuesen e Maqedonisë për Kampionatin Ballkanik

Atletika

Disa atlete shqiptare në përfaqësuesen e Maqedonisë për Kampionatin Ballkanik

Nga: Shaban Sinani Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:45
Disa atlete shqiptare në përfaqësuesen e Maqedonisë për Kampionatin Ballkanik

Përfaqësuesja e atletikës së Maqedonisë do të merr pjesë në edicionin e 71-të me radhë Kampionati Ballkanik i Atletikës për seniorë, që do të mbahet në stadiumin “Beroe Arena” në Stara Zagora të Bullgarisë, më 20 dhe 21 korrik.

Maqedonia në këtë kampionat ballkanik të atletikës do të prezantohet  në të gjitha disiplinat me 23 garues dhe atë në 13 kategorinë e femrave dhe 10 në kategorinë meshkujve. Në kategorinë e femrave edhe kësaj radhe më tepër pritet nga Drita Islami në disiplinë 400 metra me pengesa, ndërsa në atë meshkujve nga Dario Ivanovski në 1500  dhe 3000 metra.

Në mesin e 23 garuesve janë edhe atletet shqiptare si Drita Islami, Besijana Mustafa, Ajshe Halili, Anesa Hajdari dhe Berat Mustafa. Klubi i Atletikës “Studenti” i Tetovës përfaqësohet me katër garues dhe atë Ajshe  Halili dhe Krsitina Josifovsa në kategorinë e femrave si dhe  Berat Mustafa dhe Dalibor Spasovski në të të meshkujve.

Sipas organizatorit pjesëmarrjen në Stara Zagota e kanë  konfirmuar të gjitha 16 vendet ballkanike dhe pritet që të ketë rezultate të mira sidomos nga vendet që kanë kushte ideale të infrastrukturës për këtë sport.

Në këtë Kampionat Ballkanik pritet të marrin pjesë garues nga 16 vendet  ballkanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat