Kosova me synime të qarta në Bullgari

Atletika

Kosova me synime të qarta në Bullgari

Nga: K. Goca Më: 19 korrik 2018 Në ora: 11:33
Kosova me synime të qarta në Bullgari

Kombëtarja e Kosovës ka synime të qarta në Kampionatin Ballkanik për seniorë, që mbahet me 20-21 korrik në Stara Zagora të Bullgarisë. Synimi është të shënojë rezultate sa më të mira dhe në njërën nga disiplinat të rrëmbejnë edhe medalje.

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, mendon se atletët do të japin më të mirën në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë.   “Kosova do të përfaqësohet me këta atlet: Musa Hajdari në disiplinat 800 dhe 1500 metra; Astrit Kryeziu 400 dhe 800 metra; Valentin Sadiku në 1500 metra; Vijona Kryeziu në 200 dhe 400 metra; Gresa Bakraçi në 800 dhe 1500 metra; Mentor Ajazaj në 100  dhe 200 metra, në ekspeditë është edhe selektori Zijadin Kryeziu.

Kryetari i Federatës Halil Sylejmani do ta përcjell për së afërmi paraqitjen e atletëve tanë në Kampionatin Ballkanik dhe do marrë pjesë në takimin punues me kryetarët e Federatave Ballkanike”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat