Gjykata e Arbitrazhit për Sport i refuzoi apelet e tri atleteve ruse, të cilat janë skualifikuar nga garat për shkak të dopingut, ndërsa dy prej tyre u janë marrë edhe medaljet olimpike që i kanë fituar në Olimpiadën verore në Pekin, më 2008.
Gjykata e Arbitrazhit për Sport e konfirmoi të enjten vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëar që atleteve Tatyana Lebedeva dhe Maria Abakumova t'iu merren medaljet pasi kanë dalë pozitive ndaj substancës së ndaluar steroid turinabol.
Gjykata po ashtu refuzoi apelin e Yekaterina Gridenkos, e cila ka zënë vedin e tetë në çiklizëm në Olimpiadën e vitit 2012 në Londër.
Dhjetëra atletë rusë janë akuzuar vitin e kaluar për doping të sponosrizuar nga shteti.