Hajdari nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale

Atletika

Hajdari nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 15:51
Musa Hajdari i treti

Musa Hajdari ka përfunduar garimin në Kampionatin Evropian të atletikës, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë, disiplina 800 metra. Atleti ynë nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale.

Ai doli i fundit në baterinë e tij, kurse në përgjithësi i 30-ti nga 33 garues. Musa pati kohën 1:49.47 sekonda. Garuesi i fundit që u kualifikua në gjysmëfinale, pati kohën 1:48.14 sekonda, bëri të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat