Baker:Jam në formë

Atletika

Baker:Jam në formë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 14:16
Baker:Jam në formë

Sprinteri amerikan Ronnie Baker ka vendosur në turneun e zhvilluar në Chorzow të Polonisë kohën më të shpejtë sezonale në garën e 100 metrave. Atleti ndali kronometrin në 9”87, që është rezultati më i mirë në këtë distanca për këtë vit, por kjo kohë është shumë larg rekordit botëror 9”58 që mbahet nga atleti xhamajkan Usain Bolt.

Për atletin 24-vjeçar amerikan, kjo është koha e tij personale më e mirë, kohë që theu edhe rekordin e turneut, 9”98, që ishte vendosur nga Bolt në vitin 2014. “Jam në formë dhe ndihesha i lehtë në pistë kur vrapoja”, u shpreh Ronnie Baker, që është fitues i medaljes së bronztë në garën e 60 metrave në Botërorin e sallave të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat