Maratona e Nju Jorkut, triumfojnë atletët afrikanë

Atletika

Maratona e Nju Jorkut, triumfojnë atletët afrikanë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:31
Atletët afrikanë

Atletët afrikanë ishin ata që triumfuan në maratonën më prestigjioze në botë, atë të Nju Jorkut, që ishte në edicionin e 48 të tij dhe ku morën pjesë 50 mijë persona.

Në kategorinë e meshkujve, ai që fitoi këtë maratonë ishte etiopiani Lelisa Desisa, me kohën 2 orë, 5 minuta e 59 sekonda, duke lënë në vendin e dytë Kitatën me 2 sekonda më shumë, ndërsa fituesi i vitit të kaluar, Geoffrey Kamworor, i Kenias u pozicionua në vendin e tretë.

Për Desisën, që ka triumfuar dy herë në Maratonën e Bostonit, ky është suksesi i parë në atë të Nju Jorkut, pas vendit të dytë në vitin 2014 dhe vendit të tretë në vitet 2015 e 2017.

Për femra, fitorja e Maratonës së Nju Jorkut i takoi kenianes Mary Keitany, për të cilën ky ishte suksesi i saj i katërt në 5 vite. Keitany i përshkoi 42 km e kësaj maratone me kohën 2 orë, 22 minuta e 48 sekonda.

Në vendin e dytë u rendit një tjetër atlete keniane, Vivian Cheruiyot, me rreth 4 sekonda më shumë se Keitany, ndërsa në vendin e tretë u rendit Flanagan, me 20 sekonda më shumë. Vlen të theksohet se Keitany, tre herë fituese e Maratonës së Londrës, ishte vetëm 17 sekonda larg rekordit të Maratonës së Nju Jorkut, të vendosur nga Margaret Okayo në vitin 2003.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat