Maratonisti nga Kosova më 28 Nëntor vrapon prej Ulqinit në Shkodër

Atletika

Maratonisti nga Kosova më 28 Nëntor vrapon prej Ulqinit në Shkodër

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 17:33
Bekim Fetahu dhe Ramush Haradinaj

Për nder të festave të nëntorit Bekim Fetahu do të bëjë një udhëtim prej Ulqinit në Shkodër.

Bekimin sot e ka pritur në zyrën e tij kryeministri Ramush Haradinaj.

Fetahu nga Haradinaj ka marr një flamur të Kosovës si përkrahje dhe për t’i bërë të drejtës për lëvizje të lirë.

Për këtë takim kryeministri ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Facebook:

Postimi i Haradinajt:

Bekim Fetahu do të vrapojë nga Ulqini në Shkodër për nder të festes së Flamurit dhe për sensibilizimin e publikut të gjerë për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë. Sot, maratonistit tonë i dhurova flamurin e Kosovës si përkrahje në kauzën e tij të nëntorit, për t’i bërë jehonë të drejtës sonë për lëvizje të lirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat