Audi S3 më në fund mposht Golf R

Auto

Audi S3 më në fund mposht Golf R

Më: 10 prill 2024 Në ora: 00:37
Foto ilustrim

Gjithmonë tingëllongte e çuditshme që Volkswagen Golf R kishte më shumë fuqi se Audi R3.

Por, nuk është më kështu. Sedani sportiv tashmë ka marrë disa përditësime të cilat i sjellin më shumë kuaj fuqi.

Me një motor të përmirësuar turbocharged 2.0 litërsh benzinë, Audi S3 tani prodhon 328 kuaj fuqi, të mjaftueshme për ta bërë atë më të fortë se një Golf R.

Ndërsa shpejtësia maksimale e tij mbetet e pandryshuar, 225 km/h.

Si më parë, ky model me katër dyer ndodhet në SHBA, por Sportback me pesë dyer do të marrë një përditësim edhe në Evropë.

Disa prej ndryshimeve tjera delikate të S3 janë edhe dritat e personalizuara LED të cilat mund të zgjedhen përmes sistemit të info-argëtimit.

Gjithashtu, S3 i përditësuar vjen me katër ngjyra të reja, Ascari Blue, District Green, Arkona Ëhite dhe Progressive Red.

Detajet e çmimit ende nuk janë bërë të ditura, por thuhet se nuk do të dallojë shumë nga modeli i kaluar që kapte vlerën e mbi 44 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat