Veturat e Dodge me nga 1,500 kuaj-fuqi

Auto

Veturat e Dodge me nga 1,500 kuaj-fuqi

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 22:09
Dodge

Veturat e mahnitshme të Dodge, Challenger dhe Charger, janë veturat muskuloze më të fuqishme në botë, padyshim.

Disa prej tyre, sigurisht, nuk kanë aq shumë fuqi sa dëshirojnë blerësit e tyre që ato të kenë.

Por, kur ke specialistë për modifikimin e veturave, asgjë nuk është e pamundur.

Garazhi “Savage Street Cars” në Houston, Teksas është një nga ato vendet që ua plotëson dëshirat pronarëve të veturave si këto të Dodge.

Specialistët aty ia dolën që ta çojnë fuqinë e veturave në 1,500 kuaj-fuqi dhe 1,300 çifte rrotulluese për vetëm 10,000 dollarë.

Kjo do të thotë se për 3 sekonda, veturat kapin 96kmh – ku shpejtësia maksimale për Charger arrin në 328kmh dhe për Challenger në 320 kmh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat