Super-vetura që kushton miliona euro, është përplasur dhe shkatërruar

Auto

Super-vetura që kushton miliona euro, është përplasur dhe shkatërruar

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 11:17
Pagani Huayra

Pronari i këtij Pagani Huayra, nuk ia ka arritur të përshtatet me shpejtësinë e veturës dhe kushtet e rrugës, duke bërë ndeshje në një rrugë të Parisit.

Vetëm dy muaj më parë, ishte raportuar se kompania e ka punuar një makinë të veçantë, që është quajtur ‘Perlë’, dhe e ka dërguar te një klient i paemëruar.

Mësohet se vetura ka kushtuar ‘miliona euro’, që të punohet në mënyrë unike, për t’i plotësuar kërkesat specifike të pronarit.

Megjithëse nuk bëhen të ditura detajet, dihet se tashmë është e papërdorshme dhe se nuk mund të riparohet, kjo veturë duhet të dërgohet në deponi metali.

Mediat në Francë i kanë publikuar fotografitë që e shfaqin ‘Perlën’ e Paganit, të përplasur dhe të dëmtuar rëndë.

Nuk bëhet i ditur identiteti i shoferit, por thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore, pas këtij aksidenti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat