Që nga një Mercedes-Benz McLaren i kromuar te një Lamborghini Aventador argjendi, sezoni i super-veturave është rikthyer në Britani.
Veturat mbresëlënëse me pronarë arabë janë pjesë e fluksit prej qindra të tillash që mbërrijnë në Londër nga Lindja e Mesme çdo verë.
Këto automjete nga Kuvajti dhe Arabia Saudite, të cilat përfshijnë gjithashtu një Rolls Royce, u panë sot në Mayfair.
Këto prurje janë kthyer në një ngjarje të zakontë, me arabët e pasur që përpiqen t’i sfidojnë gjithë të tjerët me veturat e tyre të modifikuara.
Pronarët shpeshherë i nisin me anije makinat e tyre me rastin e verës në mënyrë që ato të mbarrijnë në Angli, kur ata të jenë atje në korrik apo gusht.
Ndërsa disa arabë të tjerë shpenzojnë deri në 50 mijë euro në mënyrë që super-veturat e tyre t’u vinë të paketuara me një avion mallrash.
Gjatë viteve të fundit një Mercedes me kristalë Sëarovski dhe një Pagani Huayra me vlerë 1,3 milionë euro kanë tërhequr vëmendjen.