BMW-ja rinovon veturën sportive BMW 507 të Elvis Presley

Auto

BMW-ja rinovon veturën sportive BMW 507 të Elvis Presley

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 09:17
Elvis Presley

Vetura sportive BMW 507 e blerë nga këngëtari amerikan, Elvis Presley, kur ai jetonte në Gjermani është rinovuar plotësisht nga departamenti i trashëgimisë, i kompanisë Bavareze për prodhimin e makinave.

Vetura e përfunduar do të shfaqet në ekran në show-n tradicional “Pebble Beach Concours d’Elegance”, në Kaliforni më 21 gusht.

Vetura dy-vendëshe kabriolet ishte gjetur në një hambar, pranë San Francisko dhe ishte në gjendje të keqe kur  u kthye  në Gjermani nga BMW-ja për ta riparuar.

Akoma nuk dihet shuma  se sa kompania ka paguar për veturën sportive  BMW 507.

Skeleti i BMW 507 ishte dëmtuar, boja i kishte rënë dhe motori origjinal BMW ishte zëvendësuar me një motor të vogël Chevrolet V8, si dhe ndryshku kishte mbuluar një pjesë të mirë të veturës.

BMW-ja shpenzoi dy vite për të rregulluar veturën, duke përfshirë heqjen e tetë shtresave të bojës.

Elvis e kishte ngjyrosur veturën me të kuqe dhe thuhet se e bëri këtë për të fshehur puthjet me të kuq buzësh të admirueseve.

Megjithatë BMW ka vendosur ngjyrën fillestare të saj, të bardhën me të cilën u shfaq  në show-n me makina  “German IAA” më 1955 dhe që më pas do të garonte në kompeticione.

Modeli kabriolet 507 është ngarë edhe nga yje të tjera si, aktori francez, Alain Delon dhe një vajzë James Bond, Ursula Andress, por kjo nuk ka qenë kurrë një minierë ari për BMW-në.

Vetëm 254 të tilla janë ndërtuar nga mesi i vitit 1955  deri më 1959.

“Mbreti i Rock&Roll pa asnjë dyshim do të kishte qenë i kënaqur”, thuhet në një reklamë të BMW-së të xhiruar për të shënuar rilindjen e 507-ës.

“E kuqe, e bardhë apo çfarëdolloj ngjyre, kjo është ‘baby’ i tij. Për më tepër, në këto ditë shumica e puthjeve dërgohen me mesazhe”, thuhet në reklamë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat