VW ka gati veturën elektrike

Auto

VW ka gati veturën elektrike

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 23:55
Volkswagen

Volkswagen ka lëshuar imazhet e para të veturës elektrike, e cila do të futet shumë shpejt në prodhim.

Vetura ende e paemëruar është pjesë e planit të ri të Volkswagen, kompani kjo që mendon të lëshojë jo më pak se 30 vetura elektrike deri më 2025.

Kompania pritet që ta bëjë debutimin e parë të veturës elektrike gjatë ngjarjes së veturave në Paris, në fund të muajit.

Fotografitë e lëshuara nga VW nuk e shfaqin veturën të plotë, duke i lënë klientët kureshtarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat