Audi, BMW dhe Mercedes bashkojnë forcat për një projekt të madh

Auto

Audi, BMW dhe Mercedes bashkojnë forcat për një projekt të madh

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 07:54
Audi, BMW dhe Mercedes

Të dhënat sot janë pika e fortë e çdo kompanie automobilistike, përfshirë hartat dhe informatat tjera për terrenin në të cilin ato lëvizin.

Tre gjigantët e veturave gjermane, Audi, BMW dhe Mercedes kanë bashkuar forcat dhe janë pajtuar që kompaninë Here ta furnizojnë më të dhënat që ata kanë dhe që do të gjenerojnë në të ardhmen për të përshpejtuar kështu zhvillimin e industrisë e quajtur Connected Car.

Kompania Here e cila është pronë e përbashkët e këtyre kompanive do të ndihmoj veturat gjysmë autonome dhe ato autonome në të ardhmen duke i pajisur me të dhëna të sakta të ambientit që i rrethon ato.

Sipas Autocar, kjo marrëveshje nënkupton se kur një veturë nga këto kompani kalon një terren e skanon atë apo objektet përreth tij dhe këto të dhëna i ndan me veturat nga kompanitë pjesëmarrëse në këtë projekt të përbashkët. Këto të dhëna do të merren nga sensorët e shumtë që këto vetura kanë sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat