“Lufta speciale” me tallje: Mercedes godet McLarenin me një ‘veturë’ speciale

Auto

“Lufta speciale” me tallje: Mercedes godet McLarenin me një ‘veturë’ speciale

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 23:08
McLaren

Ditë më parë, McLaren ka befasuar me lajmin se do ta lansojë një makinë elektrike të bazuar në F1 dhe që do të kushtojë vetëm 500 dollarë (teksa e kishte fjalën për një lodër fëmijësh).

Nuk ka vonuar shumë dhe Mercedes ka njoftuar se do të prodhojë veturën, që lëvizë pa bateri apo lëngje të djegshme dhe që do të kushtojë vetëm 106 dollarë.

Kompania gjermane e ka lansuar Bobby-AMG GT, që është një makinë e cila lëviz me shpejtësi aq sa vrapon fëmija i ulur në të.

Lodra me timonin e vendosur lartë, ka drita LED dhe është e punuar nga një material plastik shumë i lehtë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat