Maserati po përgatit veturë elektrike

Auto

Maserati po përgatit veturë elektrike

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 11:58
Maserati

Prodhuesit e makinave duket se po e marrin seriozisht konkurencën për të ndërtuar makina elektronike.

Shumë prej sipermarrësve kanë konfirmuar se së shpejti do të kenë plane për të prodhuar makina elektronike. Maserati është një nga të listuarit. 

Një divizion i Fiat Chrysler ka konfirmuar se makina elektrike Maserati  ka për të ardhur në vitin 2020.

Inxhinieri i saj Roberto Fedeli, konfirmoi në një intervistë se po punojnë në një makinë të gjithën elektrike. 

”Mendoj se do të tregojmë diçka të mirë përpara vitit 2020 ,ndoshta kjo gjë mund të behet realitet edhe në vitin 2019”, tha ai, duke shtuar se kompania po punon shumë për një makinë e cila do të mund të tregohet në vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat