25 modele prezantohen në panairin më të madh të veturave në Kosovë

Auto

25 modele prezantohen në panairin më të madh të veturave në Kosovë

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 11:09
Ilustrim

Auto Expo me 25 brendet kryesore të veturave të reja këtë fundjavë do të hapet në Prishtinë.

Shoqata e Importuesve të Automjeteve të Reja (SHIAR) ka njoftuar se sot prej orës 17:00 do ta hapë panairin më të madh të veturave të reja që është bërë ndonjëherë në Kosovë – AUTO EXPO 2016.

Në këtë ngjarje, do të ekspozohen rreth 25 brendet më të njohura botërore të veturave, duke filluar prej modeleve me çmimet më të favorshme, e deri tek ato që i përmbushin të gjitha kërkesat e adhuruesve të veturave më të reja në tregun botëror, të cilat tashmë janë edhe në tregun tonë.

Hapja zyrtare e AUTO EXPO bëhet me 28 tetor 2016 në ora 17:00 në Çarshia, në lagjen Marigona Residence (magjistralja Prishtinë – Ferizaj), ndërsa ekspozimi i të gjitha veturave të reja do të vazhdojë edhe të shtunën dhe të dielën (29 dhe 30 tetor 2016), prej ora 10:00 deri në ora 20:00 në mbrëmje.

Në Auto Expo, të gjitha kompanitë importuese të veturave të reja do t’i prezantojnë veturat më të reja, karakteristikat e veturave, çmimet e tyre, opsionet për pagesë, garancionet disa-vjeçare me të cilat ato ofrohen për blerësit potencial, kursimin e shpenzimeve me derivate, modelet e reja hibride të cilat e mbrojnë ambientin, kostot më të ulëta për blerjen e veturave të reja me 0% doganë, si dhe të gjitha aksesorët tjerë të cilët vijnë me këto modele të reja me kilometrazhë zero.

“Me eliminimin e kostos për doganë, në tregun tonë asnjëherë më parë nuk ka pasur mundësi më të volitshme për blerjen e një veture të re, ndërsa në AUTO EXPO ne e kemi bërë të mundur që blerësit të shohin nga afër të gjitha modelet e 25 prodhuesve botëror të veturave, t’i mësojnë çmimet e secilit model, si dhe dobitë e shumta që vijnë me çdo model të një veture të re – duke filluar nga siguria në trafik, garancioni, mundësia e pagesave me këste pa kamatë dhe shumëçka tjetër. Prandaj, ne i ftojmë të gjithë qytetarët që të vijnë në Auto Expo dhe ta shijojnë këtë eskperiencë unike e cila është organizuar nga Shoqata e Importuesve të Automjeteve të Reja” thuhet në deklaratën e përbashkët të SHIAR.

Adhuruesit e veturave të reja mund të provojnë dhe krahasojnë modelet e ndryshme të veturave nga prodhues të ndryshëm botëror, si dhe t’i krahasojnë karakteristikat dhe performancat e secilit model ndaras, në një vend të vetëm, përgjatë dy ditëve të plota të kësaj fundjave.

Lista e prodhuesve që do t'i ekspozojnë veturat e tyre:

Alfa Romeo

Audi

Citroen

Dacia

Renault

Nissan

Peugeot

Fiat

Ford 

Hyundai

Infiniti

Jaguar

Jeep 

KIA

Land Rover

Lexus

Mercedes Benz

Mitsubishi

Porsche

Seat

Skoda

Suzuki

Toyota

Volvo

Volkswagen/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat