Mercedes-AMG GLE 400 zëvendësohet me modelin e ri

Auto

Mercedes-AMG GLE 400 zëvendësohet me modelin e ri

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 17:25
Mercedes-AMG GLE 43

Kompania e njohur gjermane Mercedes ka paralajmëruar se në fillim të vitit të ardhshëm do të zëvendësojë modelin GLE 400 me Mercedes-AMG GLE 43.

Edhe Mercedes-AMG GLE 43 vjen me motor 3.0-litër Bi-Turbo V6 e me kapacitet prej 367 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik 9G-TRONIC.

Ndër të tjera, GLE 43 vjen me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, paketën “AMG” për trup, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, frenat e forta, si dhe me rrotat e reja AMG nga alumini.

Sa i përket interierit, ky Mercedes zëvendësues ka instrument-tabelën AMG, timonin dhe ulëset sportive, si dhe sistemin AMG Dynamic Select System me pesë opsione të vozitjes – Comfort, Sport, Sport+, Individual dhe Slippery. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat