LaFerrari i parë në shitje për dhjetë mijë dollarë

Auto

LaFerrari i parë në shitje për dhjetë mijë dollarë

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 16:34
LaFerrari

Makinat nga Ferrari, jo vetëm se nuk e humbin vlerën, por me kalimin e kohës bëhen edhe më të shtrenjta.

Këtë e tregon më së miri ky LaFerrari, i cili është i pari që ka dalë nga prodhimi, prej koleksionit të limituar të 499 veturave.

Automobili luksoz i shitur për 1.3 milion dollarë, është blerë më vonë nga një pronar tjetër për afro katër milionë, ndërsa tani po shitet për këtë shumë marramendëse.

Supermakina që është shumë e veçantë ka gjendje të përkryer, ndërsa në matës i shënojnë vetëm 1,600 kilometra, që duket se me të janë bërë vetëm disa xhiro.

Sidoqoftë, ky është vetëm çmimi fillestar dhe nuk dihet nëse do të ketë oferta tjera, por besohet se ka mjaftë të interesuar që gjithsesi do ta blejnë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat