Apple po e ndërton veturën

Auto

Apple po e ndërton veturën

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 22:22
Vetura Apple

Një patentë e re e publikuar online sugjeron se Apple është duke e ndërtuar tashmë veturën e përfolur të quajtur “Titan”.

Dokumenti përshkruan teknologjinë për një sistem të avancuar i cili është i dizajnuar për robotë ose vetura vetë-lëvizëse.

Sistemi mund të llogarisë distancën mes veturës dhe objekteve.

Më pas, sistemi vendosë vetë nëse duhet të vazhdojë të ecë në rrugën e njëjtë ose të ndryshojë drejtim.

Patenta, e bërë më 7 qershor, 2015, u vërejt për herë të parë nga Apple Insider, që thekson se është dëshmi se kompania është duke investuar në një veturë autonome.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat