Del në shitje Aston Martin i rrallë, që është harruar se ekziston

Auto

Del në shitje Aston Martin i rrallë, që është harruar se ekziston

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 07:29
Aston Martin

Vetëm entuziastët e mëdhenjë të prodhuesit britanik, mbajnë në mend se është krijuar ndonjëherë modeli Lagonda.

Kjo makinë që ishte prodhuar nga viti 1974 deri më 1990, nuk ka qenë shumë e përhapur dhe për shkak të shtrenjtësisë, jo shumë njerëz e kanë blerë.

Në fakt, kjo makinë ka qenë modeli me të cilin Aston Martin ka dashur të hyjë në botën e veturave luksoze dhe sportive, por nuk ia ka dalë.

Lagonda në përgjithësi ka qenë i shpejtë, i fuqishëm, komod dhe mjaft luksoz, por në të gjitha aspektet ka elemente që i mungojnë.

Duke parë se nuk po pranohet si duhet në treg, është ndaluar prodhimi saj, për tu hequr përfundimisht.

Por, së fundi ka dal në shitje një ekzemplar i rrallë i kësaj veture, që po kërkohet shumë, mirëpo nuk dihet se sa kushton. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat