Mercedes feston ditëlindjen e 50-të të modelit AMG, me këtë super-veturë

Auto

Mercedes feston ditëlindjen e 50-të të modelit AMG, me këtë super-veturë

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 00:57
Mercedes

Vitin që vjen, bëhen 50 vjet që kur Mercedes e ka krijuar njësinë AMG, një qendër e pavarur e kompanisë, ku punohen vetëm makinat me përformansë të lart.

Inicialet vijnë duke u bazuar në mbiemrat e dizajnerëve Hans Warner Aufrecht dhe Erhard Melcher, si dhe fjalës ‘Grosasaspach’, që nënkupton vendlindje.

Në shenj nderimi për njerëzit që e ideuan, është emëruar ky model i cili që nga lansimi në vitin 1967, nuk ka ndaluar së befasuari me makina të mahnitshme.

Për të festuar gjysmë shekulli në prodhim, pritet të del në shitje modeli R50. Kjo super-makinë, do të jetë njëherësh edhe konkurrentja kryesore e Porsche Panamera.

Me 4.0-litra bi-turbo V8, automobili luksoz dhe sportiv do të ketë 600 kuajfuqi.

Megjithëse do të kushtojë afro gjysmë milioni euro, makina që është pjesë e një edicioni të limituar, do të jetë shumë e kërkuar në treg.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat