Vetura e re me 3 rrota

Auto

Vetura e re me 3 rrota

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 14:12
Vanderhall prezanton veturën e saj të re me tre rrota e dy ulëse, Venice

Kompania amerikane Vanderhall prezanton veturën e saj të re me tre rrota e dy ulëse, Venice. Vanderhall Venice përmban disa elemente nga fibra të karbonit dhe nga alumini, si dhe vjen me motor të kompanisë së njohur General Motors.

Venice vjen me motor benzinë 1.4-litër Turbo me kapacitet prej 200 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me gjashtë shpejtësi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta rrijë për më pak se 5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 210 km/h.

Kjo veturë me tre rrota peshon 623 kilogramë dhe ka rezervar të vogël për karburant me kapacitet prej 75 litra.

Gjithashtu, kjo veturë e re vjen me rrotat me diametër prej 18-inç, ABS, Bloutooth, sistemin e zërimit dhe timonin nga druri.

Vanderhall Venice në Amerikë kushton rreth 30 mijë dollarë dhe është në dispozicion me ngjyrë të zezë metalike, të bardhë Pearl dhe gri metalike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat