Vetëm shoferët me përvojë, mund ta vozisin këtë Honda

Auto

Vetëm shoferët me përvojë, mund ta vozisin këtë Honda

Më: 1 janar 2017 Në ora: 09:17
Honda, modeli S2000

Prejse është lansuar në vitin 1999, modeli S2000 ka qenë mjaftë i kërkuar, sepse ishte praktik, i qëndrueshëm dhe mjaftë i lirë.

Në vitin 2003, Honda e ka lansuar sërish këtë model, por me disa përmirësime.

Pas gjashtë vitesh, S9000 është kthyer sërish dhe ka pasur shumë shitje, pasi ka pësuar ndryshime të mëdha.

Megjithëse modeli i prodhuar në vitin 2010 nuk është një super-veturë, ka disa cilësi që pëlqehen shumë dhe e bëjnë të veçantë.

Me 2.2-litra dhe 240 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5.4-sekonda.

Sidoqoftë, vetëm shoferët me përvojë mund ta vozisin këtë makinë të përpunuar, sepse konsiderohet se është më shumë si përformuese.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni nga afër dhe të mësoni disa karakteristika nga ky Honda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat