Mercedes-Benz publikon pamjen e GTL-së që lansohet në vitin që vjen

Auto

Mercedes-Benz publikon pamjen e GTL-së që lansohet në vitin që vjen

Më: 10 janar 2017 Në ora: 21:25
Mercedes GTL

Prodhuesi gjerman e ka bërë të ditur pamjen që do ta ketë modeli i ri i cili lansohet më 2018.

Ky model, që është një xhip i kombinuar me veturë të zakonshme, ka pamje mjaftë të mprehtë, ndërsa ofron qëndrueshmëri dhe komoditet të lartë.

Pjesa e përparme dhe ajo e pasme, përfshirë edhe anësoret mbi rrotë që janë më të fryra, si dhe dritat LED, janë shumë më ndryshe se modelet e mëparshme GTL. Megjithatë, grilli nuk është shumë më ndryshe, pos që është më i gjerë.

Pjesa e brendshme është punuar me kujdes, që të ofrojë shumë rehati, derisa teknologjia e lartë jep mjaftë lehtësira.

Sidoqoftë, nuk është bërë e ditur se kur do të lansohet kjo makinë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat